Pandemia e coronavirusit shkaktoi humbjen e afro 337 milionë vitesh jete në dy vitet e para pasi miliona njerëz vdiqën para kohe, tha të premten Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Raporti vjetor i statistikave botërore i Agjencisë së Shëndetit të OKB-së tregoi gjithashtu shtim të rasteve nga sëmundjet jo të transmetueshme (NCD) si sëmundjet e zemrës, kanceri dhe diabeti.

Zbulimi më dramatik, bazuar në të dhënat deri në vitin 2022, ishte vlerësimi se sa vite jetë kishte marrë COVID-19, njoftoi OBSH.

Pandemia ka shkaktuar shkatërrim global dhe ka vrarë zyrtarisht afro 7 milionë njerëz, me shifrën e vërtetë që besohet të jetë rreth 20 milionë, shkruan dailysabah.

Raporti i OBSH-së nxjerr në pah sesi vetë virusi dhe ndikimi më i gjerë i krizës shkurtuan papritur jetën e miliona njerëzve.

Ndërsa OBSH regjistroi zyrtarisht 5.4 milionë vdekje nga virusi në vitin 2020 dhe 2021, të dhënat e vdekshmërisë tregojnë se rreth 14.9 milionë njerëz me të vërtetë kanë vdekur për shkak të krizës gjatë asaj periudhe.

Edhe më e habitshme, ndoshta, tha se statistikat tregojnë se vetëm gjatë këtyre dy viteve, coronavirusi rezultoi në një humbje prej 336.8 milionë vitesh jete në nivel global.