Përbërësit: 150 gr sheqer, 1 vezë, 150 ml qumësht, 60 ml vaj, 500 gr miell, 15 gr pluhur pjekës, pak kripë, 250 gr sheqer pluhur, ngjyrues ushqimor i kuq, pak ujë

Përgatitja: Në një tas hedhim sheqerin, 1 vezë, qumësht dhe vaj. Më pas i përziejmë të gjitha sëbashku.

Tani na duhet 500 gr miell, më pas shtojmë pluhur për pjekje dhe kripë. I shtojmë tek masa e përzier më parë duke e ndarë në pjesë.

Masën që përfituam e përgatisim me duar. Derisa të fitojmë një brumë. Më pas me një petës hapim brumin dhe bëjmë format rrethore me anë të një gote. I fusim në furrë.

Për pjesën e sipërme na nevojiten sheqer pluhur, ngjyrues ushqimor dhe pak ujë. I lyejmë sipër gurabijet dhe i lëmë të ftohen.

T’ju bëjë mirë! /Limit.al