Përbërësit: 120 gr gjalp, 120 ml ujë, 120 ml qumësht, pak kripë, 1 lugë sheqer, 130 gr miell, 4 vezë
Kremi: 4 të verdha vezësh, 120 gr sheqer, 30 gr niseshte, 500 ml qumësht, vanilje, 30 gr gjalp
Përgatitja: Vendosim në një tigan në zjarrë gjalp, qumësht, ujë, një lugë sheqer dhe pak kripë dhe pasi të jetë shkrirë, hedhim miell dhe e përziejmë në mënyrë të shpejtë derisa të marrë formën e një brumi.
Pasi është ftohur brumi i hedhim një vezë dhe e miksojmë dhe më pas hedhim vezën tjetër. Kështu veprojmë për katër vezë.
Tani do t’i vendosim në furrë në copa të zgjatura dhe të holla për të marrë formën e një pasta shu-je. Temperatura për pjekjen e tyre duhet në 220⁰C për 15 min, më pas 190⁰C për 20-25 min. Duhet të jeni të kujdesshëm që furrën mos e hapni gjatë pjekjes.
Përgatisim kremin. Na nevojiten 4 të verdha vezësh, sheqer dhe i përziejmë së bashku. I hedhim niseshte, i përziejmë dhe më pas hedhim qumësht të nxehtë të përzier me vanilje. Tani i vendosim të ziejnë në temperaturë mesatare dhe i përziejmë gjatë gjithë kohës derisa të trashet. Në fund i hedhim pak gjalp dhe e lëmë të ftohet në frigorifer.
Nxjerrim pasta-shutët e bëra nga furra dhe i presim në anësore dhe pasi kremi të jetë ftohur i mbushim nga brenda.
Për pjesën e sipërme të pasta shu-së na nevojiten disa copëza çokollate, pak vaj dhe i vendosim në mikrovalë derisa të shkrijë. I lyejmë sipër pasta shu-tat me çokollatën e shkrirë dhe i hedhim copëza lajthie.
Ju bëftë mirë! /Limit.al