Escobar: Po presim versionin e Kosovës për statutin e Asociacionit

KOSOVË– I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Shqipëri Gabtiel Escobar ka kritikuar Prishtinën dhe Beogradin, për mos zbatim të marrëveshjeve të arritura.

Në një intervistë për RTK-në dhe kritika për palët mos progresin e ngadalshëm në zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

Gabriel EscobarMe duhet të them se asnjëra s’po zbaton marrëveshjen, dhe më duhet të them që ne duhet të ecim përpara me te gjitha elementet përfshirë dhe specifikisht Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ne po presim versionin e Kosovës për statutin e Asociacionit, e kjo duhet të bëhet tash.

Po ashtu Escobar tha se të gjitha nenet pa përjashtim duhet të zbatohen.

Gabriel EscobarËshtë përgjegjësi kryesore e Kosovës që të ecë përpara me Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Çka duam ne si SHBA që është statuti për Asociacionin do të duhej kryer e të bëhet sa më parë. Po shpresoj që kjo të kryhet së shpejti.

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor ka thënë se serbët e Kosovës duhet të kthehen në institucione./Limit.al