“Dita Botërore për Diversitetin Kulturor për Dialog dhe Zhvillim” festohet praktikisht në të gjithë botën, që nga Nëntori 2001, muaj në të cilin Asambleja e Përgjithshme e Deklaratës Universale të UNESCO-s mbi Diversitetin Kulturor, në një nga Rezolutat e saj, shpalli 21 Majin si ditën në të cilën festohet dhe reflektohet mbi vlerat e diversitetit kulturor dhe ‘të të jetuarit së bashku”.
“Të drejtat kulturore janë pjesë integrale e të drejtave të njeriut, të cilat janë universale, të pandashme dhe të ndërvarura…”, thuhet në Nenin 5 të Deklaratës Universale të UNESCO-s mbi Diversitetin Kulturor.
Përmes kësaj dite UNESCO dhe vendet anëtare të saj, vazhdojnë të promovojnë rritjen e ndërgjegjësimit për marrëdhëniet mes kulturës dhe zhvillimit ekonomik të një vendi si dhe rolin e teknologjive të komunikimit në këto marrëdhënie. Deklarata e mësipërme, shihet si instrumenti ligjor i parë, që e sheh diversitetin kulturor si “Trashëgiminë e përbashkët të njerëzimit” dhe e konsideron ruajtjen e saj si një aksion konkret dhe etikë të pandashme nga respekti për dinjitetin njerëzor.