“Globi Behaim”, i ndërtuar në 1492 dhe i konsideruar si globi i parë tokësor i mbijetuar, së shpejti mund të shpallet nga UNESCO World Documentary Heritage, raporton faqja italiane “Stylemania”.
Emri i tij zyrtar është Erdapfel (fjalë për fjalë mollë dheu), dhe ishte prej liri të lëmuar në dy gjysma, të përforcuara me dru dhe të mbuluara me një hartë të pikturuar nga Georg Glockendon.
Në mungesë të kontinentit amerikan, ishujt japonezë shfaqen shumë të mëdhenj dhe ka një oqean të madh midis Evropës dhe Azisë.
Martin Behaim (6 tetor 1459, Nuremberg – 29 korrik 1507, Lisbonë) ishte një lundërtar, hartograf dhe astronom gjerman, por edhe një tregtar.
Para se të ndërtonte globin e tij të famshëm, Behaimi kishte udhëtuar shumë. Ai jetoi për një kohë në Lisbonë nga viti 1480, ndërsa nga 1485 deri në 1486 udhëtoi me anije përgjatë brigjeve të Afrikës Perëndimore. Behaimi filloi ndërtimin e Erdapfelit në vitin 1490, duke e përfunduar atë vetëm dy vjet më vonë.