Betimi i kryetarëve në komunat në veri të Kosovës, Vuçiç-serbëve: Ruani qetësinë! Nuk do t’i pranojmë kurrë

SERBI– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar këtë të enjte se është duke u kërkuar serbëve në veri të Kosovës ta ruajnë paqen, para betimit që do të bëjnë katër kryetarët e komunave në veri, të cilët dolën nga zgjedhjet e mbajtura më 23 prill. Zgjedhje që u njohën nga Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera perëndimore.

Aleksandër Vuçiç: Nesër do të mbahet. Ata do të tentojnë të mbajnë seanca konstituive në ndërtesën në veri të Mitrovicës, për tri komuna, dhe të zgjedhin kryetarë të rremë, me mbështetje të QUINT-it, të zgjedhur në zgjedhje të rreme. Ruani qetësinë.

Por Beogradi zyrtar nuk i njeh rezultatet e këtyre zgjedhjeve, dhe i kanë konsideruar “jodemokratike dhe joligjore”. Partia e madhe e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, ka bërë thirrje për bojkotim të këtyre zgjedhjeve. Edhe Beogradi zyrtar e ka mbështetur bojkotin.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror Zgjedhor, në zgjedhje kanë dalë 1.567 votues apo 3.47 për qind e trupit zgjedhor. Komunat në veri patën mbetur pa kryetarë nga nëntori i vitit të kaluar, meqë përfaqësuesit serbë në atë zonë kanë dhënë dorëheqje nga vendet e tyre të punës, për shkak të mospajtimit me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe./Limit.al