Kurti nuk ‘lëshoi pe’, Kosovës i kërkohet një draft-statut për asociacionin i mbështetur në atë kroat

KOSOVË– Këmbëngulja e Albin Kurtit për një draft-statut për Asociacionin të hartuar nga Kosova duke u mbështetur në modelin kroat duke se ka dhënë efekt tek arena diplomatike. Kjo pasi këtë të mërkurë Kosovës i është kërkuar një draft-status tjetër, i mbështetur në version që Kurti prezantoi gjatë takimit me Vuçiç në Bruksel.

Raportohet se Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, dhe ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, i kërkojnë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që ta përgatis një draft për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Abbott i kërkoi që statutin ta hartojë duke u mbështetur në vizionin që ai e prezantoi në takimin e fundit me presidentin serb, Aleksnadar Vuçiç, ndërsa Rohde thotë se duan ta shohin një draft me ide konkrete për Asociacionin.

Në takimin e fundit me Vuçiç, kryeministri i Kosovës ka propozuar një “draft-vizion” për punën e rregullimit të komunitetit serb në Kosovë. Por Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, po i kërkojnë atij që të bëhet më konkret ta hartojë një draft-statut për Asociacionin. Për propozimin e dorëzuar prej tij, Kurti ka kërkuar që diskutimet të fillojnë “sa më parë./Limit.al