Ballina Kryesore Vesa Luma: “Zelanda më fali qetësinë por unë nuk kam më frymëzim...

Vesa Luma: “Zelanda më fali qetësinë por unë nuk kam më frymëzim për muzikë”

Prej vitesh tashmë Vesa Luma nuk është më pjesë aktive e tregut muzikor shqiptar, së bashku me partnerin, reperin Big Basta, ndërsa cifti i artistëve jetojnë shumë larg Shqipërisë, në Zelandën e Re, teksa janë krijuar familjen e tyre dhe rrisin të birin, Liam. Në fakt, këngëtarja ndan shpesh momente të bukura në rrjetet e saj sociale, megjithatë duket se vitet e fundit, pavarësisht se kanë qenë të qeta për të dha familjen, nuk e kanë përmbushur edhe aq shumë artistikisht.

Në lidhje me këtë Vesa ka folur në podcast-in e fundit të Mira Kazhanit, në një bisedë ku preku nga pak të gjitha aspektet e jetës së saj. Fillimisht Luma u shpreh se zgjedhja për të shkuarë në Zelandë ka qenë e thjeshtë për ciftin, pasi fillimisht ishin në Australi, më pas, duke qenë se e konsiderojnë veten si ‘banorë të botës”, vendosën të provonin shtetin e lartë. Po ashtu edhe ardhja në jetë e Liamit ishte një tjetër faktor, duke qenës se donin t’i dhuronin të birit një fëmijëri të qetë e një të ardhme të sigurtë, megjithatë duket se ajo nuk e mendon qëndrimin përgjithmonë atje, pasi gjithmonë ruan kujtimet e Shqipërisë.

“E kemi sfiduar veten dhe ka qenë gjithçka shumë e vështirë, jo siç e kemi postuar në rrjetet sociale, sepse unë kam qejf të shpërndaj poztivitet dhe jo gjëra që mbase mund ta ngarkojë dikë. Nuk ka qenë gjithnjë aq bukur sa vendet që unë shpeshherë postoj”.- thotë Vesa për jetesën në Zelandë, teksa tregoi edhe cka i ka munguar më së shumti në fillimet e tyre atje:

“Në fillim ishte shumë e bukur dhe më shijonte pa fund, por gënjej nëse them që më ka shijuar gjithë kohës, pasi kishte momente kur kishim nevojë për fjalën e mirë dhe njeriut që gjendet aty, në rastet kur sëmurej djali. Por, kjo na ka forcuar shumë”.

Ndërkohë, sa i takon muzikës, Vesa tha se ka punuar e ka krijuar, megjithatë shumë prej këtyre projekteve “i ka hedhur në plehra” pasi nuk ishte e frymëzuar, madje nuk ka qenë as mirë emocionalisht dhe kjo e ka penguar të bëjë muzikën që do, ndërsa këtë periudhë as edhe nuk ka dëgjuar këngë nga artistë të tjerë.

“Nuk kam qenë në një moment që doja atë që bëja. Kam shkruar dhe shkruaj muzikë vazhdimisht, për veten, por isha në një moment jo shumë të mirë emocional. S’kam pasur fare frymëzim. Për herë të parë në jetë, nuk e gjeje frymëzimin dhe kjo ka ndodhur në vitin e pandemisë dhe këtë vitin e fundit”,- tregoi Vesa, duke folur hapur edhe për arsyet përse i ka ndohur kjo, teksa cek problemet me depresionin dhe ankthin:

“Ndoshta ishte një depresion i vogël, por kam patur ndihmën e nanës dhe të motrës. Ngadalë, ndihem që jam më e fortë”.

E meqë përmendëm pandeminë, për Vesën një moment tejet i vështurë ka qenë kur u detyrua të mbyllej me djalin në një hotel në Zelandën e Re, të infektuar me Covid-19, ndërsa edhe kishin qëndruar disa ditë të ndarë për shkak të protokollit dhe për ato momente ajo tha se kjo ka qenë një kohë më e vështirë se lufta e Kosovës, aq shumë e kishte vuajtur. Megjithatë nuk hezitoi të rreshonte edhe tronditjet që ka kaluar në jetë si: Lufta e Kosovës, traumat e pas-luftës, vdekja e të atit, fama në Tiranë, jetesa në një vend totalisht të ri, mosprania e dikujt që mund ta ndihmonte me djalin, të gjitha këto kanë ndikuar nga pak në periudhën e saj të depresionit dhe mos frymëzimit.

Një rrëfim shumë i sinqerë i Vesës, e cila në fund tha sërish se edhe pse Zelanda është një nga vendet më të bukura të votës, Kosova dhe Shqipëria vazhdojnë të mbajnë një vend shumë të rëndësishëm tek ajo. Ndërkohë ne mezi presim rikthimin e saj të fuqishëm në muzikë./TiranaPost