“Rover Curiosity” gjen dhe fotografon një shkëmb në formë libri në planetin Mars. Por shkencëtarët, para se të shpjegojnë fenomenin, thonë se është modeluar nga uji e era dhe ka një madhësi prej 2.5 cm. Imazhi është shkrepur në muajin Prill dhe është titulluar “Terra Firme”.

Gurë apo shkëmbinj me forma jo të zakonshme në planetin e kuq janë të shpeshta. Pavarësisht se nga ana fizike erozioni prej shekujsh ka krijuar këtë formë, njeriu ka tendencën të vërë në plan të parë një proces mendor që quhet pareidolia, që na bën të dallojmë në peisazhe apo objekte forma që për ne janë të njohura, e në këtë rast, duke pikasur menjëherë formën e librit të hapur.

Foto e shkrepur nga roboti “Curiosity” i NASA-s që qëndron në Mars prej mbi 3800 ditësh, është publikuar në websitin e “Jet Propulsion Laboratory JPL”.