OSBE dhe BE ‘shuplakë’ 14 Majit: Në qendrat e votimit kishte njerëz që intimidonin! Administrata nën presion

TIRANË-Misionin i OSBE-ODIHR në Tiranë të cilët monitoruan nga afër zgjedhjet vendore të 14 majit të mbajtura në të gjithë vendin kanë dalë këtë të hënë në një konferencë për mediat ku dhe kanë prezantuar raportin paraprak pas zgjedhjeve.

Ajo që bie në sy është fakti se mes problematikave të shumta të regjistruara para, gjatë dhe pas procesit bie në sy përdorimi i aseteve  publike nga ana e zyrtarëve të lartë për fushata si dhe presioni ndaj administratës piublike.

Po ashtu sipas zyrtarëve të latrtë të OSBE dhe Parlamentit Europian në këto zgjedhje mungoi debati mes kandidatëve dhe programet konkrete të shpalosura prej tyre. Në fund asnjë prej tyre nuk deklaroi dot me bindje dhe përgjegjshëmi të plotë se zgjedhjet e 14 majit ishin të lira dhe të ndershme.

Sven Simon: Ne erdhëm këtu si pjesë e OSBE dhe ju tërheq vëmendjen se nuk është diçka e zakonshme që të bëjmë vëzhgime të zgjedhjeve vendore. Dhe ne e shohim Shqipërinë si vend aspirues dhe me potencial. U gëzuam që opozita mori pjesë në këto zgjedhje pavarësisht që pati një mungesë fushe loje në fushatë. Ndërkohë që vërejtje një dëshirë për ndryshim, por temat vendore nuk ishin kryefjalë e kësaj fushate. Përballja e drejtuesve të politikës la në hije kandidatët. Gjithashtu duhet një frymë e re me të rinj. PE vuri re gjithashtu, pajisjen e id elektronik që jo gjithnjë funksionuan. Vëzhguesit panë edhe shumë njerëz jashtë qendrave të votimit që mund të quhej intimiduese. Megjithatë, duhej thelluar në çështjet vendore, kushte më të mëdha jetese, largimit e trurit nga vendi programet etj.

Audrey GloverShqetësimi ynë i madh është se deri në çfarë mase iu është bërë presion njerëzve të punësuar në administratën publike. Në rastet kur mbështetja për qeverinë e ardhshme ka qenë e kushtëzuar nga mbështetja për partinë në pushtet. Ekziston edhe një aspekt tjetër në këto zgjedhje. Votuesit, zgjedhësit, për kë janë zgjedhjet, mbahen për politikanët apo votuesit, për politikanët vendas apo zgjedhësit vendas? Në rastin e zgjedhjeve vendore, votuesit duhet që të zgjedhin se kush kandidat është më i miri për ta dhe komunitetet e tyre. Që ta bëjnë këtë fushatat dhe platformat e atyre kandidatëve duhet që të trajtojnë çështjen me rëndësi më të madhe për komunitetet e veçanta të votuesve. Fushatat dhe pasqyrimi i këtyre zgjedhjeve vendore u fokusua më së shumë tek politika dhe partitë kombëtare dhe jo në çështje të rëndësisë më të madhe në vendndodhje të ndryshme, veçanërisht jashtë Tirane.

Stewart Dikson: Ne vëzhguam procedurat e votimit, nga hapja deri në mbyllje dhe monitoruam procesin. Arritëm të monitorimin votimin ne dy qendra, pajtohem me zhvillimet pozitive që pamë. Bazuar në standardet pozitive ekzistojnë disa shqetësime, përfaqësimin e ulët të femrave dhe mungesën e aksesit për zgjedhësit me aftësi të kufizuara. E rëndësishme është që çfarë ndodh para zgjedhjeve, dhe disa çështje politike u lanë në hije. Zgjedhjet vendore duhet të jenë një mjet për njerëzit që të votojnë se për kë duan. Jemi të merakosur se munguan debatet dhe programet vendore. Ne inkurajojmë autoritet dhe ti përcaktojnë më mirë kriteret. Ne do të përgatisim disa rekomandime dhe ato do të paraqiten për miratim në Strasburg./Limit.al