Njihuni me shenjat më ‘mashtruese’ të Horoskopit

Gënjeshtrat janë pjesë e pandashme e jetës sonë, do të tregoheshim plotësisht gënjeshtarë nëse do u thoshim të kundërtën, ndonëse askujt nuk i pëlqen të mësojë që e kanë mashtruar. Nuk ka rëndësi nëse janë të bardha apo të zeza, gënjeshtrat janë gënjeshtra, dhe sa më pak të thuhen aq më mirë do të ishte. Mirëpo tre shenjat e mëposhtme jo vetëm që gënjejnë, por ndonjëherë përhumben në atë që thonë sa përfundojnë duke i besuar vetë. E dimë, ndoshta disa lexuesve të Living nuk ju pëlqejë lista e 3 gënjeshtarëve të mëposhtëm, por nuk është faji ynë, por i yjeve.

PESHQIT: Le të fillojmë me kryesuesit e listës. Pak e pabesueshme se si Peshqit, një shenjë aq emotive mund të jetë pjesë e kësaj liste, megjithatë ndodh edhe kështu. Ata e marrin gjithmonë atë që kërkojnë dhe gjejnë mënyra nga më të ndryshmet për t’ia dalë, mes tyre edhe gënjeshtrat. E dinë shumë mirë çfarë gënjeshtrash të thonë, dhe si t’i thonë.

BINJAKËT: Të lindurit në shenjën e Binjakëve janë gënjeshtarë të tmerrshëm dhe as vetë ata nuk habiten nga kjo renditje. Janë manipulues, hipokritë dhe me dy fytyra. Kjo është edhe arsyeja përse njerëzit që janë në marrëdhënie punë apo shoqërie me ta, detyrohen gjithmonë ‘’t’i testojnë’’ paraprakisht për të mësuar nëse kanë thënë apo jo të vërtetën. Ndonjëherë Binjakët gënjejnë sepse janë të pakënaqur me realitetin e tyre.

AKREPI: Edhe pse jo në nivelin e Binjakëve  për gënjeshtra, kur vjen puna te manipulimi, edhe Akrepi janë profesionistë të lindur. Të gjithë e dinë që të lindurit në shenjën e Akrepit janë gënjeshtarë kronikë, dhe në shumicën e rasteve gënjejnë edhe kot./Sot