E PLOTË/ Zgjedhjet vendore të 14 majit, PS triumfatore, ”rrëmben” bastionet e PD-së! ‘Skuq’ Tropojën

TIRANË– Vijon procesi i numërimit të votave në mbarë vendin ndërkohë që pjesa më e madhe e bashkive ka shpallur rezultatin. Partia Socialiste me sa duket do të jetë truiumfatorja e këtyre zgjedhjeve. Deri më tani ia ka dalë të “rrëmbejë’’ fitoren në bashkitë e madha si: Elbasani, Vlora, Korça, Kamza.

Ndërkohë kandidati i socialistëve për Tiranën Erion Veliaj vijon të jetë në avantazh kundrejt rivalit kryesore të tij Belind Këlliçi nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi. Sipas të dhënëve zyrtare të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Veliaj është në avantazh prej 30 mijë votash kundrejt kandidatit opozitar.

Ndërkohë sa i përket Qarkut të Tiranës, Partia Socialiste ka fituar tre nga bashkitë, Vorën, Rrogozhinën dhe Kamzën. Deri më tani PS është forcë eoparë dhe në Kavajë dhe në bashkinë e kryeqytetit. Kjo fitore është cilësuar si historike nga zyrtarët socialistë ndërsa simpatizantët kanë festuar prej orëve të para të mëngjesit deri pak minuta më parë.

Durrësi po ashtu vijon të jetë nën kryesimin e socialistëve me kandidaten e tyre Emiriana Sako, e cila kandidon përballë demokratit Igli Cara. Gara e fortë është shoqëruar pa tensione deri më tani ndërkohë që procesi i numërimit vijon normalishte dhe pa ndërprerje.

Po ashtu PS ka fituar bashkitë e Sarandës, Belshit, Devollit, Berat, Kuçovë dhe Skrapar. Ndësra nëse spostohemi në veri. PS ka ”rrëmbyer” fitoren nmë Mat me kandidatin Agron Malaj. Ndërsa fitore ka marrë sërish në Bulqizë këtë herë me një grua pas arrestimit të kryebashkiakut Lefter Alla.

Puka nuk është ”thyer’’ nga socialistët. Pukjanët i dhanë besimin kandidatit të koalicoionit “Bashkë Fitojmë” Rrok Dodaj. Dhe Mirdita zgjodhj Albert Melyshin ndërsa në Lezhë është një garë e fortë mes Pash Gjonajt dhe kryebashkiakut socialist Pjerin Ndreu.

Ndërkohë Tropoja është thyer në këto zgjedhje duke votuar Partinë Socialiste. Kjo fitore është historike për socialistët që pas më shumë se 30 vitesh ”thyejnë” Sali Berishën në ”shtëpinë” e tyre.

Shkodra, bastioni historik i të djathtëve këtë herë ka ndërruar krah pasi sipas të gjitha gjasave pritet që kryebashkiaku i ri të jetë Benet Beci nga Partia Socialiste, i cili sipas të dhënave zyrtare nga KQZ kryeson me mbi 10 mijë vota përballë Bardh Spahisë./Limit.al