Përbërësit: 250 gr fasule të bardha të ziera, 200 gr kastravecë, 1 zemër selinoje, 4 domate të vogla, 1 tufë kopër, 150 gr sallatë jeshile, lëngu i një limoni, 80 ml vaj ulliri ekstra i virgjër, kripë, piper

Përgatitja: Hidhni 80 ml vaj ulliri në një mikser së bashku me lëngun e një limoni, pak kripë dhe koprën e grirë, për të përfituar një salcë homogjene.

Qëroni kastravecët, ndajini përgjysëm së gjati, hiquni farat dhe pritini në formë gjysmërrathësh dhe bashkojini me fasulet e kulluara dhe zemrën e selinos të copëtuar në një tas sallate. Hidhuni sipër gjysmën e salcës dhe përziejini me kujdes.

Pastroni, lani mirë sallatën jeshile dhe copëtojeni në copa të mëdha me dorë. Vendoseni në fund të një pjatance dhe hidhni sipër përzierjen e mësipërme me fasule. Dekorojeni me gjysma domatesh në formë rrethore, spërkateni me salcën e ngelur dhe sipas dëshirës me piper.

T’ju bëjë mirë! /Limit.al