Humbi bashkëshortin papritur, Rita Petro rrëqeth me pengun që i ka mbetur para vdekjes së tij

Shkrimtarja Rita Petro ka rrëfyer për “S’e luan Topi” fatkeqsinë, ndarjen nga jeta të papritur të partnerit të saj, Latifit.
Ajo rrëfeu se ka një peng, që ditën që u largua nga jeta, nuk e kujton nëse e ka puthur.

Çfarë mendon mbrëmjeve, kur tashmë e pi puron dhe uiskin vetëm, ritual që e bëje me Laton?
Përpiqem ta bëj sa më pak, përpiqem të rri sa më gjatë në punë, dhe përgjithësisht tani shkoj direkt në shtrat.”

A e ke vajtuar Laton?

“Atë ditë u bëra shumë keq, momentin kur e mora vesh, që kam qarë me zë. Pastaj ngaqë isha në zyrë u përmblodha dhe atë në atë moment isha në shok.

Ke ndonjë peng?

“I vetmi peng, kur e kam përcjellë te dera. Nuk e mbaj mend nëse jemi puthur para se të dilte nga shtëpia. Për këtë më vjen keq.”/TCH