Zbardhet fletë-arresti për Fredi Belerin: U prangos në flagrancë duke dhënë para për mbledhjen e votës

Pasi fillimisht u shoqërua në ambjentet e Komisariatit, kandidatit për kryetar bashkie në Himarë, Fredi Belerit i është komunikuar edhe masa fletë-arrestit nga ana e Prokurorisë së Vlorës.
Sipas dokumentit zyrtar të zbardhur që ‘Limit.al’ e disponon, Fredi Beleri është arrestuar në flagrancë për ‘Korrupsion aktiv në zgjedhje, kryer në bashkëpunim’.

Në dokument thuhet se Beleri rreth orës 00:14 minuta, të ditës së premte, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, ka premtuar dhe dhënë shuma monetare personave të ndryshëm, me qëllim blerjen e votës.
Ndërkohë avokati i kandidatit dha dorëheqjen nga çështja, pasi do të dalë dëshmitar në këtë çështje./Limit.al