Përtej “BBVIP” Olta Gixhari rrëfen planet për një film të ri dhe kastin nuk jua merr mendja!

Olta Gixhari bën shpesh bashkëbisedime virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku sigurisht deri më tani kanë folur më shumë në lidhje me eksperiencën në “BBVIP”, megjithatë sot ajo ka ndarë planet që ka për të ardhmen në fushën e saj, si aktore, duke na bërë vërtetë kuriozë.

Kështu e pyetur nëse ka plane për ndonjë film, Gixhari tha se do të kemi “një film shuuuumë të bukur, shuuumë shpejtë”, cka mund të thotë që ndoshta kanë nisur xhirimet që tani (bonus mësuam edhe se nga BBVIP mësoi se nuk mund të jetonte pa familjen e saj).Po ashtu, e pyetur për “planin e radhës”, ajo dha një detaj nga ky projekt duke thënë se do të jetë me një kast “që nuk na shkon mendja”, megjithatë mendja na shkon pak.

Duke u nisur nga deklarata e Vis Pupës pak kohë më parë në “Ftesë në 5”, që u shpreh se do të donte të realizonte një komedi me banorët e “BBVIP” si aktorë, mendojmë se mund të bëhet fjalë për të njejin projekt, me kastin “që s’na e merr mendja”. Megjithat na duhet të shohim dhe mezi presim për më shumë të reja. /News31