Robert De Niro u bë baba 79-vjeç, gazetarja: “E papërgjegjshme, ai fëmijë do rritet pa prind”

Robert De Niro u bë baba për herë të 7-të. Ardhja në jetë e foshnjës është konfirmuar edhe një përfaqësues i De Niro-s, megjithëse identiteti i nënës së fëmijës nuk është bërë publik.

Lajmi nuk është pritur mirë nga të gjithë; një prej tyre është Shelly Horton, gazetare australiane e Channel Nine, e cila kritikoi aktorin për “papërgjegjësinë” e tij për të pasur një fëmijë pak para se të mbushte 80 vjeç.

“Është e papërgjegjshme të kesh fëmijë në këtë moshë, sidomos kur mendon se fëmija padyshim do të rritet pa baba për pjesën më të madhe të jetës së tij,”- ka shkruar Horton në rrjetet sociale, duke shtuar: Ndërsa disa mund të argumentojnë se gratë nuk duhet të sakrifikojnë dëshirën e tyre për të pasur fëmijë sepse partneri i tyre është më i madh, ato duhet të mendojnë për pasojat afatgjata të këtij vendimi. Është tepër e vështirë për nënat beqare të rrisin fëmijët vetëm. Ndërsa prindërit plaken, ata gjithashtu mund të luftojnë me çështje shëndetësore që e bëjnë të vështirë për ta të ofrojnë kujdesin dhe vëmendjen që kërkojnë fëmijët e vegjël.

Së fundmi, gazetarja 50-vjeçare shprehu shqetësimin e saj se fëmija i yllit të Hollivudit mund të rrezikohet nga trauma emocionale, duke humbur të atin në moshë të re./Dosja