Luizi dhe Donaldi do të sjellin një këngë bashkë, “2 Shotsa” publikohet të premten

Luizi nuk po humbet fare kohë dhe këtë e tregoi sapo doli nga shtëpia, në orët e para të së dielës. Pasi mbajti koncertin e parë me Noizyn, këngëtari ka regjistruar direkt një këngë të kompozuar nga Elgit Doda (i cili po ashtu nuk le rast t’i ikë nga duart).

Kënga është në bashkëpunim me Donaldin pasi dyshja kanë bashkuar  forcat për një projekt muzikor, i cili me shumë siguri, do të jetë hiti i verës. Të premten, do të publikohet “2 Shotsa”.

Mesa duket, Luizi kur premtoi se do të jetë pranë publikut përmes muzikës, e pati shumë seriozisht./Limit.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ???? ARTIST (@donaldveshaj)