Dy vite pas ndarjes me Oriola Marashin, Eros Grezda tregon se do të bëhet baba

Dy vite më parë Orjola Marashi dhe futbollisti Eros Grezda i dhanë fund lidhjes së tyre, pasi provuan edhe bashkëjetesën.
Ndarja ndodhi pa shumë bujë mediatike ndërsa u aludua se dyshja u ndanë për shkak se modelja nuk pranonte të hiqte dorë nga karriera e saj.

Për futbollistin jeta ka vazhduar normalisht dhe disa muaj më parë ai bëri publike lidhjen me një vajzë nga Kosova, të quajtr Ajsel Abazi, kushërira e Almeda Abazit.
Dhe duket se përveçse kanë një marrëdhënie të konsoliduar, ata do të bëhen së shpejti prindër.

Ka qenë vetë Eros që ka publikuar një foto me partneren e tij, e cila duket se është në muajt e fundit të shtatzënisë.
”Mezi pres të të takoj”-shkruan Eros./Limit.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eros Grezda (@erosgrezda)