Çpo ndodh në Serbi?! Nxënësi i klasës së 6-të kërcënon me vrasje shokët: Do ta provoj dhe unë nesër

SERBI– Pas masakrave me shtatëmbëdhjetë të vrarë dhe dhjetëra të tjerë të plagosur që tronditën vendin disa ditë më parë me sa duket Serbia nuk do tëq gjejë qetësi. Raportohet se këtë të mërkurë një nxënës i klasës së gjashtë, i identifikuar me inicilaet M.S  ka shkaktuar panik tek nxënësit e tjerë pasi ka shkruar mesazhe kërcënuese për bashkëmoshatarët e tij.

Kërcënimet janë zbuluar pasi mësuesi i shkollës ka raportuar në polici se një nxënës i klasës së gjashtë, shkroi një mesazh në grupin e nxënësve të shkollës në Viber duke alarmuar forcat e rendit, të cilët duhet thënë që prej ditësh tashmë janë në gjendje alarmi.

MesazhiTë paktën mund t’i kishte përdhunuar ata bastardë, ç’të keqe ka? Sinqerisht, ai donte të mbaronte lojën, do të provoj edhe unë nesër, çfarëdo të ndodhë, le të ndodhë.

Policia në prani të prindërve dhe psikologut kanë intervistuar të miturin. Ngjarjet e dhunshme kanë shkaktuar panik trë qytetarët serbë të cilët ndihen të pasigurtë në shtëpi dhe në rrugë. Me urdhër të presidentit Aleksandër Vuçiç mbi 1200 efektivë janë pozicionuar në shkollat e vendit për të ruajtur rendin dhe sigurinë.

Pas masakrën më 9 të vrarë të regjistruar pak ditë më parë në një shkollë fillore në Beograd prindërit ndiheshin të pasigurtë për të dërguar fëmijët e tyre në shkollë. Ndërkohë qeveria ka ashpërsuar masat për ata që mbajnë armë pa leje në shtëpi ndërsa u ka lënë afat deri më datë 8 qershor për ti dorëzuar në mënyrë vullnetare./Limit.al