Robert De Niro bëhet baba për herë të shtatë, në prag të 80 vjetorit

Aktori i njohur Robert De Niro është bërë për herë të shtatë në moshën 79-vjeçare. Lajmin e bukur e ka bërë me dije vetë aktori i cili entuziast tha se është bërë baba për herë të shtatë, mirëpo s’ka dashur të zbulojë nënën e fëmijës së tij.

Në një intervistë për ET Canada, ylli i Hollivudit u pyet se ishte baba i gjashtë fëmijëve.

“Unë e di që ju keni gjashtë fëmijë,” filloi intervistuesi Brittnee Blair, por aktori e korrigjoi atë, duke u përgjigjur: Shtatë, në fakt. Sapo ka lindur fëmija im i shtatë.

Robert ka dy fëmijë më të mëdhenj me gruane tij të parë Diahnne Abbott. Ish-çifti të cilët ishin të martuar nga viti 1976 deri në vitin 1988 janë prindër të Drenës, 51 vjeç, dhe Raphael, 46 vjeç.

Me ish-partneren e tij Toukie Smith aktori ka dy binjakët, Julian dhe Aaron 27 vjeç. Ata mësohet se kanë qenë në një lidhje nga viti 1988 deri në ndarjen në vitin 1996.

Ndërsa, me aktoren tjetër Grace Hightower ai ka një djalë Elliot 25-vjeç dhe vajzën Helenën 11 vjeç. Robert dhe Grace u martuan në vitin 1997 dhe thuhet se u ndanë rreth vitit 2018. Ndërkohë, partnerja e fundit që e ka bërë baba aktorin nuk dihet, gjithashtu edhe gjinia e foshnjës./Newsbomb