Përmes alergjive ushqimore, duhet të dallohen alergjitë e vërteta prej ushqimeve nga mungesa e tolerancës për ushqime të caktuara ose ndryshe intoleranca.
Alergjia ushqimore karakterizohet nga një ndjeshmëri e lartë specifike, kundrejt substancave të huaja për organizmin. Për pasojë, konsumi i përsëritur i një ushqimi ose i përbërësve të tij shkakton një reaksion antigen-antitrup. Pra, alergjia e vërtetë ushqimore bazohet në mekanizmat imunologjikë.
Mungesa e tolerancës ndaj ushqimeve, që njihet edhe si “pseudoalergji”, u ngjan alergjive të vërteta ushqimore për nga tabloja klinike, pra nga simptomat e pacientit. Por ndryshe nga alergjia ushqimore, mekanizmat e saj shkaktues nuk janë imunologjikë, pasi organizmi nuk prodhon antitrupa.
-Shkaqet
Çdo individ mund të zhvillojë alergji ushqimore, nuk ka rëndësi se në ç’moment të jetës. Alergjitë ushqimore më të shpeshta janë:
- Arrat dhe farat
- Qumështi dhe nënproduktet e tij
- Frutat e detit
- Peshku
- Soja
- Drithërat (gruri)
- Vezët
- Disa fruta dhe perime (luleshtrydhet dhe selino)
- Erëzat dhe barishtet
-Simptomat
Simptomat e alergjisë ushqimore manifestohen më shpesh në nivelin e lëkurës, rrugëve të frymëshkëmbimit dhe aparatit të tretjes, si më poshtë:
- Urtikarie me papula, eruptions, kruajtje dhe skuqje
- Rrufë (rrjedhje nga hundët)
- Skuqje e syve
- Enjtje të buzëve, trashje e gjuhës dhe qiellzës
- Vështirësi në frymëmarrje
- Çrregullime në stomak, të përziera dhe të vjella, dhimbje shtrënguese në bark, fryrje të barkut, diarre.
Normalisht, simptomat shfaqen pas 6-8 orësh, por reaksionet e vonuara në lëkurë mund të shfaqen akoma gjatë dy ditëve në maksimum. Një person alergjik duhet të mbajë një ditar, ku të përmendi të gjitha alergjitë e njohura. /Medinfo.al /Limit.al

















