Abazoviç ‘mpreh shpatën’: Jemi gati për zgjedhjet parlamentare në qershor! I kemi mbajtur premtimet

MALI I ZI- Kryeministri në detyrë i Malit të Zi Dritan Abazoviç ka deklaruar këtë të premte se partia e tij URA është gati të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më datë 11 qershor. Ndër të tjera Abazoviç u shpreh se qeveria e tij i ka mbajtur premtimet. Kryeministri me origjinë shqiptare i Malit të Zi tha se vendi i tij është në rrugën e duhur drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Dritan AbazoviçZgjedhjet me gjasë do të mbahen më 11 qershor, por kjo nuk është çështje për mua. Më e rëndësishmja është që të gjithë të demaskohen. Ne i kemi realizuar të gjitha premtimet. Mendoj se qytetarët e vlerësojnë këtë. Sa i përket listës zgjedhore, aty kanë mbetur ende disa gjëra rreth asaj që unë mbështes të ketë një bllok të madh centrist. Në zgjedhjet e mëparshme, ne ishim pjesë e listës ‘Black on ëhite’, dhe kjo tani është një vazhdimësi e këtij koncepti qytetar.

I pyetur nëse aktivitetet e qeverisë do të ngadalësohen në përgatitjen e zgjedhjeve dhe nëse ai e konsideron atë si abuzim për shkak se qeveria ka “rënë” dhe nuk ka legjitimitet, Abazoviç tha se asnjë nga rezultatet e mira nuk do të ishte arritur nëse ekzekutivi do të ngadalësohej.

Dritan Abazoviç: Të gjithë jemi duke punuar shumë dhe të gjithë ministrat duhet të punojnë deri në fund. Do të ketë shumë aktivitete, zgjedhjet nuk do ta ndalin punën e qeverisë. Ne duhet të punojmë, dhe çfarë thotë dikush pa punë në Facebook, duhet të futuni në lëkurën tonë. Ne nuk mund të ndalemi. Unë dua që motorët e qeverisë të qëndrojnë deri në fund në marshin e gjashtë dhe pastaj të futen në pit stop.

Abazoviç u ndal dhe tek Ballkani i Hapur. Ai tha se Mali i Zi duhet të bëhet pjesë e nismave rajonale. Sipas tij sot nuk ka më monopole politike.

Dritan Abazoviç: Nuk ka më monopole politike. Kur është fjala për Ballkanin e Hapur, qëndrimi im dihet, mendoj se Mali i Zi duhet të jetë pjesë e nismave rajonale./Limit.al