Kjo tavë mund të serviret shumë mirë në vakte të përditshme por edhe të rëndësishme familjare.
Ajo ka përbërës shumë të pasur siç janë: domatet, hudhra, qepa dhe mishi dhe përgatitet shumë lehtë në një orë të vetme.
Përbërësit: 300 gr mish qengji të grirë, një filxhan çaji oriz, 3 lugë gjelle salcë domateje, 6 thelbinj hudhër të grirë hollë, 1 qepë e grirë hollë, kripë dhe piper sipas dëshirës, 5-6 patëllxhanë, vaj ulliri, majdanoz i freskët, 3-4 domate të qëruara e të prera në kubikë të vegjël.
Përgatitja: Në një enë të thellë përzieni mishin e grirë, orizin, gjysmën e salcës së domates, hudhrën, qepën, kripën, piperin dhe çerek filxhani çaji me ujë. Përziejini mirë dhe më pas lërini mënjanë për 30 minuta.
Merrni patëllxhanët prijini sipas gjatësisë, merrni pjesën e tulit priteni në kubikë dhe hidheni në enën e mishit. Përziejini mirë dhe më pas përdorni mbushjen tek patëllxhanët.
Merrni një tigan të thellë, yndyroseni dhe vendoseni në zjarr. Shtoni qepën dhe hudhrën e grirë dhe kavardisini deri sa të marrin një nuancë të artë për rreth katër deri në gjashtë minuta.
Më pas shtoni gjysmën e mbetur të salcës së domates, kripën dhe piperin. Kavardisini për rreth tre minuta. Shtoni copat e domates dhe një filxhan me ujë dhe lërini të ziejnë.
Uleni temperaturën në një nivel mesatar dhe në salcë shtoni patëllxhanët e mbushur dhe lërini të gatuhen për 30-35 minuta ose deri sa të zbutën dhe mbushja të jetë plotësisht e gatuar.
T’ju bëjë mirë! /AgroWeb.org /Limit.al