FOTOGALERI/ Serbia ‘zgjohet e përlotur’ pas masakrës në shkollën fillore! Mijëra qytetarë bëjnë homazhe

SERBI– Një ditë pas masakrës ku një 14-vjeçar hapi zjarr mbi shokët e klasës duke vrarë tetë prej tyre si dhe rojën e shkollës Serbia është zgjuar e përlotur këtë të enjte. Mijëra qytetarë kanë vijuar këtë enjte që prej orëve të para të mëngjesit duke kryer homazhe pranë shkollës 9-vjeçare ku ndodhi masakra. Qytetarët  shihen të përlotur, duke ndezur qirinj dhe vendosin lule e lodra në kangjellat e shkollës.

Një ditë më parë Kosta Keçmanoviç, 14 vjeç nxënës i klasës së shtatë kreu një masakër në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vaçar. Ai hyri në klasë dhe qëlloi me armë zjarri shokët e klasës duke lënë të vdekur tetë prej tyre dhe plagosur disa të tjerë. Po ashtu mbeti i vrarë dhe roja i shkollës. Në pranga ka rënë babai i tij, i cili ka pasur dhe armën në shtëpi.