Përbërësit: 300 gr mish i grirë, 5-6 kokrra vezë të freskëta, 6 kokrra qepë të thata, 1 lugë gjelle oriz, 4-5 kokrra domate të freskëta, kripë, piper, majdanoz, dafinë, selino, vaj ulliri, gjys gote verë e kuqe

Përgatitja: Në një tigan me vaj ulliri, skuqim qepën e grirë imët së bashku me mishin, e shuajmë me pak verë të kuqe, pastaj shtojmë domatet e grira me thikë, të cilave jua kemi hequr cipën. I mbulojmë me kapak dhe i zjejmë për disa minuta.

Më pas hedhim dhe orizin, kripën, piperin, majdanozin, selinon, shtojmë ujë dhe i lemë dhe pak minuta në zjarr, derisa gjella të jetë gati.

E heqim nga zjarri, e hedhim në një tepsi, vendosim një gjethe dafine, dhe e fusim në furrë në 200⁰C.

Kur të jetë pothuajse e pjekur, hedhim vezët sy përsipër dhe e lemë edhe pak minuta sa të mpiksen vezët. E sherbejmë të ngrohtë.

T’ju bëjë mirë! /Shijaegatimit.com /Limit.al