Vota ‘PRO’ Kosovës në Këshillin e Europës/ Abazoviç me ‘shpatulla pas murit’! Raporton në parlament

MALI I ZI- Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç ka dalë këtë të mërkurë para Komisionit për Marrëdhënie Ndërkombëtare për të dhënë sqarime për votën “Pro” të Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Europës, vendim i cili nuk është pritur mirë nga partitë pro serbe në Mal të Zi.

Gjatë fjalës së tij Abazoviç u shpreh se asgjë nuk ka ndryshuar në politikën e jashtme të Malit të Zi dhe se vendi po udhëheq një politikë të përgjegjshme dhe konsekuente.

Dritan Abazoviç: Nuk do të habitesha nëse do ta votonim kundër, kështu që u thirr një seancë dëgjimore”. Atëherë do të ishte diçka e justifikuar… Kam dëgjuar se është fjala për mostransparencë – votimi është bërë në Komitetin e Ministrave, nuk ka pasur anëtarë të qeverisë por ambasadore. Ajo dërgoi një shënim që ne duhet të bëjmë një deklaratë. A kanë mendime të ndryshme anëtarët e Qeverisë? Shumica prej tyre, pra të gjithë, në fillim pranuan se Mali i Zi ka një politikë të jashtme konsistente. Mali i Zi votoi së bashku me 33 vende të tjera. Neni 4 i Marrëveshjes së Ohrit thotë se një vend nuk do të ndalojë një tjetër nëse dikush dëshiron të anëtarësohet në një organizatë të caktuar ndërkombëtare. Interesi i Malit të Zi këtu është më i madhi. Ajo reflektohet në bashkëpunimin dhe stabilitetin rajonal.

Më tej kryeministrri në detyrë i Malit të Zi deklaroi se se votimi në seancën e Komisionit është shtyrë disa herë dhe se vendimi përfundimtar nuk është drejtuar kundër Serbisë.

Dritan Abazoviç: Kam qenë shumë kolegjial, kam thënë se do të votojmë “për” dhe se nuk ka asgjë kundër Serbisë”. Ne jemi vendi që e kemi njohur Kosovën, jemi sjellë si të gjitha vendet që e kanë njohur, por i kuptojmë vendet që nuk e kanë njohur. Në këtë mënyrë kemi një politikë konsistente. Ky nuk është vendim i marrë në seancat e Qeverisë. A ishte dikush i interesuar se si u votua nisma për gjendjen e të drejtave të grave në Afganistan? Ne jemi të rrënjosur që të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës në dialog.

Ambasadorja e Malit të Zi në Këshillin e Europës, Bozhidarka Kruniç, ka mbështetur hyrjen e Kosovës në Këshillin e Evropës javën e kaluar, në seancën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës. Kjo solli reagim të fortë nga partitë pro serbe dhe qeveria e Serbisë të cilët e cilësuan këtë si “thikë pas shpine”./Limit.al