Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja sa do të shitet në treg

Bordi i Transparencës është mbledhur sërish ditën e mërkurë, për të vendosur çmimet e reja, për tregtimin e karburanteve me pakicë për automjetet.

Kështu, Bordi ka vendosur të ulë çmimin e naftës dhe benzinës me 2 lekë.

Nafta do të tregtohet jo më shumë  172 lekë për litër, nga 174 lekë për litër që tregtohej më parë.

Gjithashtu, me 2 lekë më pak do të shitet edhe benzina. Nga 177 lekë/litri, benzina tashmë do të tregtohet jo më shumë se 175 lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 66 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 54 lekë/litër për automjetet.

Vendimi i Bordit të Transparencës:

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 3 Maj 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 172 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 162 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 175 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 163 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 66 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 54 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 78 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 3 Maj ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës./Limit.al