Termi reumatizëm i referohet sëmundjeve kronike dhe akute të cilat karakterizohen nga inflamacioni, butësia e muskujve, dhimbjet e kyçeve. Përveç kësaj, këtu janë disa simptoma të tjera që përfshihen në sëmundjen e reumatizmit:
- Artriti inflamator
- Artrit i shkaktuar nga ethet reumatike ose të traumave
- Sëmundje degjenerative të kyçeve
- Artropati neurogjenike
- Mioziti
- Bursiti
- Fibromialgjia
-Simptomat që manifestohen nga sëmundja e reumatizmës
Simptomat kryesore të reumatizmit janë: Inflamacion, ngurtësi, dhimbje kyçesh, ndjeshmëria e muskujve.
Disa simptoma të tjera që do t’ju drejtojnë tek mjeku reumatolog janë: artralgji, artiti, lumbago, oseoatriti i mgjesit, çngjyrosja e gishtit, dhimbje muskulare, etj.
-Faktorët që shkaktojnë reumatizmën
Ka disa faktorë që mund të përkeqësojnë gjendjen e reumatizmës dhe që janë identifikuar me kalimin e viteve. Më poshtë, mund të gjeni një listë të këtyre faktorëve:
- Shtimi në peshë: Çdo lloj shtimi në peshë, mund të rrisë rrezikun e osteoartritit. Kjo ka të bëjë me gjurin, kofshën, por edhe gishtat.
- Mënyra sedentare e jetesës: Aktiviteti fizik është një element thelbësor, gjatë kohës që ndihmon në forcimin e muskujve rreth kyçit dhe është një mënyrë e mirë për të kufizuar shtimin në peshë.
- Gjene: Është konstatuar se disa gjene mund të rrisin rrezikun e artritit reumatoid.
- Duhanpirja: Pirja e duhanit është një tjetër faktor që mund të ndikojë në përkeqësimin e gjendjes tuaj aktuale.
- Ekspozimi silikat: Silikati është kategorizuar si një kancerogjen i mushkërive të njeriut, i cili mund të shkaktojë sëmundje të rëndësishme të mushkërive apo edhe kancer të mushkërive.
- Sëmundjet kronike periodontale: Ky komponent mund të rrisë rrezikun e përkeqësimit të sëmundjeve reumatoidale.
- Hormonet: Artriti reumatoid shfaqet më shpesh tek femrat sesa tek meshkujt. Kjo mund të ndodh për shkak të efekteve të hormonit estrogjen. Megjithatë, kjo ende nuk është vërtetuar.
-Si trajtohet reumatizma?
Trajtimi i reumatizmit përdoret për të lehtësuar pacientin nga simptomat, për të përmirësuar cilësinë e jetesës së tij, për të pakësuar sëmundjen, por edhe për të parandaluar zhvillimin e saj. Sa më herët që një reumatolog të diagnostikojë sëmundjen, aq më efektiv do të jetë trajtimi i tij ose i saj.
Sëmundjet reumatizmale mund të trajtohen ose me ilaçe ose me kirurgji, ndonjëherë mund të rekomandohet edhe fizioterapia. Mjeku reumatolog do të informojë pacientin, në varësi të gjendjes që ndodhet, për trajtimet ekzistuese që janë të përshtatshme për rastin e tij.
Trajtimi konvencional është në thelb faza e trajtimit përpara zhveshjes së plotë të kyçit. Kjo realizohet me përdorimin e medikamenteve antiinflamatore josteroide, analgjezikëve, medikamenteve speciale antireumatike dhe përbërjeve kortizonike, si dhe me fizioterapi dhe kinesioterapi.
Në kushte të avancuara, zëvendësimi kirurgjik i kyçeve (artroplastika e plotë) është zgjidhja e fundit për trajtimin e vështirësive të lëvizshmërisë. /spitalicontinental.com /Limit.al