Indrit Tuci fantastik në Kroaci, gol dhe asist për Lokomotivën, Rroca asist vendimtar në fitoren e Istanbulspor

Indrit Tuci po kalon një formë fantastike në kampionatin kroat të futbollit. Kurbinasi ishte edhe njëherë protagonist për skuadrën e tij të Lokomotivës së Zagrebit.
22-vjeçari realizoi 1 gol dhe dha 1 asist, në barazimin 2-2 të skuadrës kryeqytetase, ndaj Goricas.
Fillimisht Tuci tentoi të godasë portën në minutën e 42-të, por që përfundoi në një asist për Stojkoviç, që nuk gaboi dhe çoi topin në rrjetë.
2 minuta pas rifillimit të pjesës së dytë, sulmuesi shqiptar gjeti rrugën e rrjetës. Me një të djathtë potente dhe nga jashtë zone, bomberi kuqezi mposhti portierin kundërshtar.
Ky është goli i dytë në tre ndeshjet e fundit për Tucin, pasi më herët shënoi edhe në fitoren 1-0 ndaj Sibenik, ndërkohë që në kampionat ka realizuar 6 gola dhe 4 asiste në total.

Në takimin ndaj Goricas, luajti për 90 minuta edhe Jon Mersinaj, ndërsa u aktivizua në pjesën e dytë edhe Art Smakaj.

Një paraqitje të mirë bëri edhe Eduart Rroca në Superligën turke. Mesfushori shqiptar kontriuboi në suksesin deçiziv të Istanbulspor ndaj Giresunspor, me shifrat 1-0. Fantazisti kuqezi dha asistin e golit të triumfit të skuadrës së tij.
29-vjeçari dha një top të bukur me kokë për Eze, i cili nuk gaboi dhe mposhti portierin kundërshtar.
Rroca po kalon një formë të mirë na kampionatin turk, ku numëron 2 gola dhe 3 asiste.
Në këtë takim u aktivizuan edhe Ethemi e Topalli, ndërsa Guri dhe Loshaj e ndoqën sfidën për 90 minuta nga stoli./Limit.al