TRONDITËSE në Shkup, 2 të mitur përdhunojnë 8-vjeçaren! Videon ua dërgojnë shokëve

SHKUP– Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkup ku një 8-vjeçare është përdhunuar nga dy të mitur. Raportohet se ngjarja ka ndodhur dhjetë ditë më parë por vetëm këtë të hënë lajmi është bërë publik për mediat pas denoncimit të rastit në polici. M

ediat maqedonase shkruajnë se dy të mitur të moshës 10 dhe 13 vjeç përveçse e kanë përdhunuar vajzën, më pas e kanë filmuar dhe videon e kanë shpërndarë tek shokët.

Sipas policisë dy të miturit janë shoqëruar në polici dhe janë marrë në pyetje në prani të prindit dhe psikologut. Mësohet se për shkak se të dy të dyshuarit janë poshtë moshës 14 vjeç, kundër tyre nuk mund të ketë procedurë penale, por për rastin do të veprojë Qendra për Punë Sociale.