Fund dramatik në Liverpool-Tottenham, City merr kreun, Haaland në librat e historisë, fiton United

Një përballje për njerëz me zemër të fortë ishte ajo mes Liverpoolit dhe Tottenhamin, në kampionatin anglez. ‘The Reds’ triumfuan me rezultatin 4-3 vetëm në sekondat e fundit të takimin, në një ndeshje që e kryesuan deri në 3-1. U duk se gjithçka përfundoi brenda 15 minutave të para të lojës, kur Liverpooli gjeti gjeti rrugën e rrjetës tri herë. Jones, Diaz dhe Salah realizuan, përkatësisht në minutat 3, 5 dhe 15. Harry Kane ngushtoi diferencat në minutën e 39. Tottenham bën një paraqitje fantastike në pjesën e dytë të lojës duke barazuar shifrat, fillimisht me Son në minutën e 77 dhe Richarlison në të 93-ën. Festa e londinezëve zgjat vetëm 1 minutë. Diogo Jota shënoi golin e fitores për skuadrën e Klopp dhe bën që ‘Anfield’ të shpërthejë në festë.

LIVERPOOL-TOTTENHAM (VIDEO)

Manchester City merr kreun e Premier League, pas fitores 1-2 në transfertë ndaj Fulham. Të besuarit e Guardiolas parakalojnë Arsenalit dhe tashmë edhe me një ndeshje më pak, mund të thellojnë diferencën në krye. Sfidën e zhbllokoi Erling Haaland në minutën e 3-të, nga pika e bardhë e penalltisë. Për sulmuesin norvegjez, ky gol ishte historik. 22-vjeçari shënoi golin e 34-t në Premier League dhe barazoi rekordin e golave të shënuar nga Alan Shearer dhe Andrew Cole.

Haaland ka e ka bërë këtë gjë, në vetëm 32 ndeshje të zhvilluara deri më tani.

 

Ndërkohë një fitore të vuajtur arriti Manchester United. ‘Djajtë e kuq’ mposhtën me shifrat minimale 1-0 Aston Villan. Golin e vetëm të takimit e realizoi Bruno Fernandez, në minutën e 39. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund dhe skaudra e Ten Hag i gëzohet 3 pikëshit të arritur në ‘Old Trafford’.

Në ndeshjet e tjera të kampionatit anglez, Newcastle arriti sukses ndaj Southamton 3-1, ndërsa Bournemouth mundi 2-1 Leeds./Limit.al