Një ditë para takimit me Vuçiç, Kurti i PRERË: Nuk do të lejojmë krijimin e Republika Srpska në veri të Kosovës

Kosovo's Prime Minister Albin Kurti speaks during an interview with The Associated Press in capital Pristina, Kosovo, Sunday, Feb. 5, 2023. Kurti said Sunday that Serbia should face the past and show "willingness and interest for EU and NATO and not for Russian Federation." (AP Photo/Franc Zhurda)

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është treguar i prerë këtë të hënë teksa deklaroi se qeveria e Kosovës nuk do të lejojë kurrë krijimin e një forme të Republikës Srpska në veri të Kosovës. Deklaratat kreu i qeverisë së Kosovës i bëri gjatë një interviste televizibve.

Kjo deklaratë vjen vetëm një ditë para takimit që do të mbahet mes tij dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Bruksel. Mediat në Kosovë shkruajnë se në këtë takim mes dy liderve do të prezantohet drafti i statusit të komunave në veri të Kosovës, që është një pikë kyçe e negociatave.

Pala serbe ka prioritet formimin e një bashkësie të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, e cila është paraparë me marrëveshjen e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve nga viti 2013.

Albin Kurti: Duke pasur parasysh insistimin e Brukselit, do të jem i lumtur të shoh se çfarë drafti kanë përgatitur, edhe pse mendoj se do të ishte më mirë nëse do të ma prezantonin fillimisht në Prishtinë. Megjithatë, do të siguroj që ajo që është rënë dakord më 27 shkurt në Bruksel, është përmbushur ekzistimi i një niveli të duhur të vetëqeverisjes së komunitetit serb sipas standardeve më të larta ndërkombëtare evropiane për mbrojtjen e minoriteteve. Por ajo që ne nuk do të lejojmë është e drejta e territorializimit dhe krijimit të çdo gjëje që do të dukej si Republika Srpska në BeH. Ne nuk do të lejojmë një parashtet satelitor me thelb shkatërrues që do të minonte shtetësinë e Kosovës. 

Kurti ndër të tjera pohoi se sheh ngjashmëri me Rusinë në marrëdhëniet e Serbisë me vendet fqinje. Ai tha se u shërben të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim etnik, përkatësie sociale apo përkatësie fetare dhe se në Bruksel do të sigurojë kushtetutshmëri dhe ligjshmëri në tërë territorin e Kosovës.

Albin KurtiMegjithatë, vendi ynë është një vend normal demokratik që u jep të drejta individuale dhe të tjera qytetarëve të vet, por nuk lejon territorizim në bazë etnike, sepse është kundër demokracisë dhe republikës. Sovraniteti dhe integriteti territorial është diçka që nuk guxon të cenohet. Unë dua marrëdhënie normale me Serbinë, marrëdhënie evropiane, marrëdhënie të mira fqinjësore. Mbrojtja e minoriteteve është e rëndësishme për ne. Por ne nuk mund t’i japim pushtetin ekzekutiv komunitetit lokal sepse pushtetet ekzekutive i përkasin Qeverisë dhe komunave. Gjithashtu, ne duam të forcojmë shërbimet publike që do t’u ofrohen të gjithë qytetarëve pa dallim etnie dhe jo t’i ofrojmë për shkak të përkatësisë etnike. Pra, të presim dhe të shohim se si do të zhvillohet takimi në Bruksel./Limit.al