Kosova dhe Serbia ‘kokë më kokë’ në OKB/ Daçiç: S’do e njohim pavarësinë! Gërvalla: I ke duart me gjak, kriminel

SHBA– Është zhvilluar me debate të forta mes Kosovës dhe Serbisë mbledhja e Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Debati u ‘’nxeh’’ pas deklaratës së bërë nga ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç, i cili prej kohësh ka vënë në ”shënjestër” Kosovën pas vendimit që ajo të bëhet pjesë e Këshillit Europian.

Gjatë fjalës së tij Daçiç deklaroi se Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës duke shkelur në këtë mënyrë me të dyja këmbët ”Marrëveshjen e Ohrit” të nënshkruan nga dy liderët Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç. Po ashtu ministri i Jashtëm serb deklaroi se Serbia s’do të votojë që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së, duke shkelur për herë të dytë mareëveshjen, që me sa duket Serbia se ka marrë kurrë seriozisht.

Ivica DaçiçKosova për ne është sui generis sa është Jerusalemi për izralitët dhe Meka për myslimanët dhe Vatikani për katolikët. Dua të theksoj se Serbia kurr nuk do ta njohë pavarësinë e shpallur në mënyrë të një anshme. Dhe nuk do të votojmë që ajo të bëhet anëtare e OKB-së. S’ka mundësi që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së, s’ka shumicë.

Daçiç falenderoi shtetet anëtare të OKB-së që nuk e kanë njohur Kosovën.

Ivica DaçiçFalendëroj shtetet anëtare që s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Përgjigjen e mori menjëherë nga homologia e tij, ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla. Kryediplomatja e Kosovës tha se Daçiç është kriminel lufte dhe se për këtë duhet të dalë para drejtësisë.  Që Daçiç është kriminel, Gërvalla tha se do ta thotë në tri gjuhë: shqipe, angleze e serbe.

Donika GërvallaIvica Daçiç është përgjegjës për krime lufte, vrasje masive e përdhunime. Ai duhet të sillet para drejtësisë, para një tribunali për krime lufte.

Për të ”faktuar” ata që tha Gërvalla përmendi edhe postet që Daçiç e Vuçiç kishin si bashkëpunëtorë të “Kasapi i Ballkanit” që është përgjegjës për luftërat serbe. Ndërsa shtoi se ata i kanë duart me gjak.

Donika GërvallaVuçiç e Daçiç që duan një rend që dirigjohet nga Moska, por kjo s’mund të ekzistojë. BE, NATO dhe Kombet e Bashkuara s’e lejojnë një vend ku pushtimi e invazioni janë mënyra të udhëheqjes.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuarapo po diskuton raportin e ri gjashtëmujor të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për punën e Misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK). /Limit.al