“Nuk e kanë të gjatë bashkë”, Olta Gixhari flet për propozimin që Luizi i bëri Kiarës

Ish-banorja e Big Borther Vip, Olta Gixhari, së fundmi ka folur gjerë e gjatë për eksperiencën e saj brenda në shtëpi.

Duke u ndalur te komentet negative si brenda dhe jashtë shtëpisë, më pas te marrëdhënai e saj me Luizin dhe në fund te dalja e saj nga Big Brother.

Ish-banorja u shpreh se nuk është penduar që e la në mes rrugëtimin e saj, ndërkohë theksoi se nuk e la në mes pasi e kishte bërë 100 ditëshin që ishte në kontratë.

“Nuk jam penduar. Nuk e kam lënë në mes, e kam çuar deri në fund. Kam bërë 100 ditë. Unë aq e kisha dhe në kontratë. Muaji i fundit ishte i paparashikuar. Unë ditët e fundit kam qenë duke marrë vendimin. 10 ditëshi i fundit ishte dyluftimi mes Oltës nënë dhe Oltës lojtare. Po më digjej shpirti të shkoja te djali dhe tek Dori. Pastaj doja që ta shtyja deri në fund e të luftoja. Ka qenë një nga vendimet më të vështira të jetës sime”, tha Olta.

Ndërkohë, dy fjalë ka patur edhe për Luizin për të cilin u shpreh se nuk e priste reagimin e tij kur ajo doli nga shtëpia.

Pjesë nga intervista:

Si fillim, si është tani jeta pas “Big Brother VIP”?

Jeta pas “Big Brother” është e vështirë. Të dal në rrugë tani është një çmenduri. E kam përjetuar në 2008 këtë lloj fame kur luaja në teatër dhe njerëzit prisnin në radhë të bënin një foto me mua. Unë atëherë e kam përjetuar famën pa rrjete sociale. Ka qenë shumë e bukur dhe me presion. E njëjta gjë është dhe sot. Kam tentuar të shkoj disa herë në lokale dhe kanë ardhur shumë njerëz. Por e rëndësishme është që më thonë Olta Gixhari, jo Olta e “BBV”.

Në rrjet ka pasur shumë gjuhë urrejtje kundër Oltës, si e ka parë ajo këtë?

Më duket e pabesueshme që njerëzit të flasin me këtë lloj gjuhe për këtë reality shoë. Unë nuk e kam ndjerë shumë sepse kam qenë brenda, por kur dola jashtë e pashë që ishin përballur familja ime dhe partneri im me këtë. Të marrësh një feedback të tillë është e rëndë. Por falë Zotit dola në një periudhë që filluan të më donin.

Si i shpjegon ajo këto lloj komentesh kaq negative nga një pjesë e madhe e njerëzve?

Unë kam bërë një analizë, ne si popull e kemi të vështirë të pranojmë dikë që mund të shfaqi një fuqi më të madhe sa ata duan. Unë nuk kisha nevojë për famën e “Big Brother”. Unë kështu kam qenë dhe papritmas hyj aty, ku ekspozimi është i madh, zhvishem nga çdo aureolë VIP-i. Dhe njerëzit thonë pse ka hyrë këtu, me siguri ka blerë çmimin. Dhe fillojnë të të urrejnë.

A je penduar që e le në mes rrugëtimin tënd?

Nuk jam penduar. Nuk e kam lënë në mes, e kam çuar deri në fund. Kam bërë 100 ditë. Unë aq e kisha dhe në kontratë. Muaji i fundit ishte i paparashikuar. Unë ditët e fundit kam qenë duke marrë vendimin. 10 ditëshi i fundit ishte dyluftimi mes Oltës nënë dhe Oltës lojtare. Po më digjej shpirti të shkoja te djali dhe tek Dori. Pastaj doja që ta shtyja deri në fund e të luftoja. Ka qenë një nga vendimet më të vështira të jetës sime.

Për t’u ndalur pak tek propozimi për martesë që i bëri Luizi-Kiarës, si e komenton ajo këtë?

Unë e kam thënë aty brenda që ata nuk kanë kimi dhe nuk e kanë shumë të gjatë. Vazhdoj ta mendoj kështu. Unë kam kursyer shumë njerëz, edhe Luizin. Prandaj ka kaq respekt për mua. Përtej lojës ne jemi njerëz. Unë e dija që ta komentoja këtë lidhje atij nuk i vinte mirë dhe prandaj nuk e kam cekur aty. Luizi ka qenë fokusi im dhe unë kam qenë fokusi i tij. Nuk më bëri përshtypje ky moment sepse e ka thënë prej muajsh. Kjo është fjongoja finale që i vuri marrëdhënies së tij brenda shtëpisë. Për mua e papritur ka qenë për Kiarën. Prandaj nuk e kam komentuar.

Nga ana tjetër, Olta e kishte vënë re popullaritetin e Luizit dhe me dronat që i vinin në shtëpi, por nuk i ka ndenjur pranë për të përituar nga kjo si disa nga banorët e tjerë. Pse kjo zgjedhje?

E kisha ndjerë që kishte shumë popullaritet. Unë nuk luaj me emocionet e publikut, nuk shtirem dot. Nuk jam populiste dhe nuk do të jem asnjëherë. E di se çfarë e prek popullin sepse jam dhe aktore, por nuk do ta bëj atë gjë. Unë kam shfaqur veten time me arrogancën, me sinqeritetin… me të gjitha të mirat e të këqijat e mia. E dija që nuk do më kuptonin të gjithë, jo se jam shumë e ndërlikuar por dhe aq e thjeshtë nuk jam.

Kë sheh ajo si finalistët e tjerë tani që zyrtarisht është zgjedhur Luizi dhe Efi?

Uroj që të jetë Dea dhe Qetsori. Do të doja që “Big Brother”-in ta fitonte një femër, me gjithë këtë shoqëri maskiliste që jemi. Brenda shtëpisë unë kam dhënë dhe dy mesazhe të rëndësishme. E para që një grua duhet të jetë e fortë dhe të respektojë veten e saj. Pastaj që familja vjen mbi gjithçka tjetër.

Tani që “Big Brother VIP” mbaroi, çfarë projektesh ka në plan Olta?

Kam disa projekte dhe kontrata shumë të mira. Nuk mund t’i zbuloj tani por do të jetë Top Channel që do t’i zbulojë i pari. Disa janë në bashkëpunim me Top-in por ka dhe të tjera. Do të jem këtu për një farë kohe dhe pastaj do iki të zhdukem se do bëj gocën…Top Albania Radio