Të quajtura ndryshe si lulet që fluturojnë, fluturat kanë jetuar 40 – 50 milion vjet përpara. Ato kanë krahë të mëdha me shumë ngjyra me të cilat fluturojnë në distanca të mëdha.

Si ndër krijesat më të bukura të botës, ato gjenden në çdo cep të saj përveç Antarktidës.

Si insekte që janë, ato kanë 2 antena, 6 këmbë, kraharor dhe në fund të trupit kanë bishtin. Ato kalojnë në 4 stade jetësore dhe janë rreth 28 000 specie në botë.

Fluturat e ndjejnë shumë të ftohtin dhe kanë nevojë për ngrohjen e diellit pasi nuk prodhojnë nxehtësi trupore si njerëzit.

Ato shijojnë ushqimin me këmbët e tyre, pasi sensorët e shijes i kanë të lokalizuara aty. Vetëm duke prekur me këmbë një lule ose gjethe, ato vendosin të ulen ose jo mbi të.

Niveli mesatar i jetës së tyre është nga 20 – 40 ditë, por ka disa lloje që jetojnë deri në 10 muaj.

Fluturat nuk kanë kocka, por në trupin e tyre të vogël kanë 1000 muskuj.

Fluturat nuk dëgjojnë, por ato ndjejnë vibrimet. /Living