Volejboll, Tirana mposht rivalët e përjetshëm të Partizanit dhe fiton titullin kampion

Ekipi i Tiranës në volejboll për meshkuj shpallet kampion në kampionatin shqiptar, për edicionin 2022-2023.

Bardheblutë mposhtën 3-2 rivalët e përjetshmë të Partizanit, në finalen e 4-t të play-off, të zhvilluar në pallatin e sportit ‘Feti Borova’.

Në këtë mënyrë, skuadra e drejtuar nga trajneri Arben Sako mbron titullin kampion të fituar sezonin e kaluar, duke u konfirmuar edhe këtë sezon si ekipi më i mirë në Shqipëri.

Seti i parë u mbyll me dominimin e të kuqve 25-18. Tirana merr frenat e lojës në setin e dytë, duke e fituar 25-22.Partizani mori edhe njëherë epërsinë në setin e tretë, duke triumfuar me shifrat 26-24.

Në dy setet e fundit vjen edhe përmbysja e madhe e Tiranës. Bardheblutë fitojnë bindshëm me rezultatin 25-21 e 15-5 dhe në fund ngrijnë lart trofeun për herë të 11-të në historinë e klubit./Limit.al