Finalja e Champions League, ja sa kushton bileta për të parë ndeshjen në “Ataturk Stadium”

Kompeticionit të UEFA Champions League po i vjen fundi edhe për këtë edicion.
Tashmë kemi mbërritur në fazën e gjysmë-finale dhe jemi vetëm një hap larg finales së madhe të Stambollit.
Dy çiftet gjysmë-finaliste janë Real Madrid-Manchester City dhe derbi i Milanos Milan-Inter.
Të katërta skuadrat kërkojnë të presin një biletë për në Stamboll, por në fund vetëm dy prej tyre do e kenë shansin për t’a bërë këtë gjë.

Por sa kushton bileta, për një vend në ‘Ataturk Stadium’?

Finalja e Ligës së Kampioneve për edicionin 2022/23 do të zhvillohet më 10 qershor.
Stadiumi Olimpik ‘Ataturk’ ka një kapacitet pritës prej 76,092 shikuesish.
Secila nga skuadrat finaliste do të ketë në dispozicion nga 20,000 bileta, ndërkohë që pjesa tjetër do shpërndahet nga UEFA.
Çmimet e biletave do të jenë të ndara në varësi të pozicionit.
Janë 4 kategori që do të përcaktojnë çmimin e tyre.
Bileta më e lirë pritet të kushtojë 70 euro, ndërsa ajo më e shtrenjta 690 euro./Limit.al
ÇMIMI I BILETAVE