‘TRONDIT’ Vuçiç: Pas zgjedhjeve të 23 prillit do të ketë pushtim të plotë të veriut të Kosovës (Ç’ndodh nesër?!)

SERBI-Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka komentuar këtë të shtunë zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen ditën e nesërme në veri të Kosovës, në katër komunat që kanë shumicë serbe: Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok.

Sipas mediave serbe Vuçiç është shprehur se pasi të formohen autoritetet e reja lokale në këto komuna në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe do të ketë “pushtim të plotë”.

Aleksandër VuçiçNesër, populli ynë me qetësi, përgjegjësi dhe përbuzje do t’i shikojnë ata që do të vijnë nga Mitrovica e Jugut për të votuar që të zgjidhet udhëheqje e re në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Çfarë do të ndodhë më pas, do të jetë një pushtim i plotë për të cilin qytetarët tashmë janë gati, janë mësuar. Ata do të jenë të qetë, do të jenë të përgjegjshëm, ne do të paguajmë rrogat si më parë, do të luftojmë edhe më shumë për ta, do të ngremë standardet dhe do të presim për kohë më të mirë në të cilën, Karta e OKB-së do të jetë e vlefshme si dhe e drejta publike ndërkombëtare.

Po ashtu presidenti serb Vuçiç ka komentuar dhe deklaratën e bërë nga zëdhënësi i Bashkimit Europian Peter Stano, i cili tha se BE është e zhgënjyer që Lista Serbe dhe serbët nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 prillit. Vuçiç deklaroi se serbët në Kosovë kanë marrë pjesë në disa cikle zgjedhore, por tani ata nuk duhet të marrin pjesë para se të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Në zgjedhje garojnë 10 kandidatë për kryetarë të komunave dhe vetëm një është nga radhët e komunitetit serb. Partia kryesore e serbëve në Kosovë, Lista Serbe nuk merr pjesë në zgjedhje dhe ka bërë thirrje për bojkotimin e tyre. Zgjedhjet po mbahen pasi më 5 nëntor të vitit 2022, kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit e Zubin Potokut nga Lista Serbe, dhanë dorëheqje.

Lista Serbe, por edhe zyrtarët në Beograd, kanë vendosur dy kushte për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës: Formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu. Ndryshe, në zgjedhjet e 23 prillit, të hapura do të jenë 19 qendra votimi, 13 prej të cilave do të jenë të vendosura në kontejnerë. Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se do e njohin këtë proces zgjedhor pavarësisht mopspjesëmarrjes së partive serbe në zgjedhje dhe thirrjeve të Beogradit që këto zgjedhje të cilësohen si të paligjshme/Limit.al