Përgatitja: 20 min

Përbërësit për 4 persona: 4 feta bukë e thekur, 200 gr fileto peshku skumbër, 400 gr lulelakër e pastruar, 150 gr perime turshi, 2 speca gogozhare, 1 tufë sallatë jeshile e llojit escarole, 1 tufë marule, 100 gr kaperi, 100 gr ullinj të zinj, 4 acciughe të kripura, 100 gr vaj ulliri ekstra i virgjër, 100 gr uthull e bardhë, 100 gr verë e bardhë, lëng limoni ( sipas nevojës), kripë dhe piper kokërr

Përgatitja: Zieni peshkun ( po jo në zjarr të fortë se shpërbëhet) dhe filetojeni ( pesha e peshkut skumër duhet të jetë 400 gr për të marrë 200 gr fileto). Zieni lulelakrën në një me kripë dhe lëng limoni dhe copëtojeni në lule. Përziejeni atë në një tas sallate të madh me acciughe-t, perimet turshi, specat gogozhare, sallatën jeshile të llojit escarole dhe marulen, të gjitha të grira, si dhe kaperit dhe ullinjtë. Rregullojeni shijen me një majë luge kripë, piper, vaj ulliri, uthull dhe përziejini. Zhytini fetat e bukës së thekur në enën me uthull dhe verë. Pasi të jenë zbutur shkërmoqini me copa në tasin e sallatës dhe përziejeni mirë, duke niveluar pjesën e sipërme. Mbi to vendosni skumbrinë e zier, të lezetuar me vaj ulliri dhe lëng limoni. /Limit.al