Gratë janë më të prirura të tradhtojnë”, Zhaklin Lekatari: Flirti i bën mirë lidhjes

Opinionistja e “Big Brother VIP”, Zhaklin Lekatari është shprehur mbrëmjen e djeshme se nga ana biologjike gratë janë më të prirura të tradhtojnë.

Ajo tha se në vendin tonë ka standarde të dyfishta për tradhtinë e grave, pasi sipas saj kjo e drejtë iu është pasaportizuar burrave.

“Nga ana biologjike, gratë janë më të prirura të tradhtojnë. Por duhet parë në një kontekst kulturore. Në kontekstin tonë burri është i pasaportizuar. Këtu është e pasaportizuar e drejta e burrit që të tradhtojë, ndërsa gruaja ka standarde të dyfishta. Ka standarde të tjera për gruan për aferën e tradhtinë”, tha Lekatari në “Më lër të flas”.

Ajo u shpreh se flirti për disa çifte e ushqen marrëdhënien dhe e bën më interesante, ndërsa për disa të tjerë është tradhti. Lekatari shtoi se vetë ka shumë vite që nuk është në një marrëdhënie, që nga periudha kur Instagram-i nuk ekzistonte.

“Për disa flirti e ushqen marrëdhënien, e bën marrëdhënien kryesore, më interesante, të rëndësishme, të vlefshme. Për disa të tjerë flirti është tradhti, varet nga elementët kulturorë, botëkuptimi i partnerëve, nga kufijtë që kanë vendosur marrëdhënies së tyre. Nuk mendoj që ka një formulë.

Për disa njerëz një flirt, një mesazh në Instagram është tradhti e madhe, për disa të tjerë jo. Varet, nuk jam në një marrëdhënie, por për mua tradhtia ekziston.

Kam shumë vite që nuk jam në një marrëdhënie dhe kur kam qenë unë në një marrëdhënie Instagram-i nuk ekzistonte. Varet se si është përmbajtja e mesazhit në Instagram dhe kohëzgjatja”, u shpreh Zhaklina Lekatari./ Top Channel