Visar Zhiti me një poezi shkruar si harta e Shqipërisë

Kjo poezi e rrallë e Visar Zhitit, e shkruar në kohën që ai ishte i burgosur politik në burgun e Qafë Barit, u publikua nga bashkëshortja e tij Eda Agaj Zhiti, me një shënim mjaft të ndjerë e të qëlluar, si një pjesë e dhimbjes së madhe të mijëra të burgosurve të regjimit komunist në Shqipëri.

Visar Zhiti e botoi në librin e tij të parë me poezi, “Kujtesa e ajrit”, pasi kishte dalë nga burgu dhe kishte rënë perandoria komuniste.

Në titull u shtua fjala “e përgjysmuar”, siç duket ndjeu se shumëçka do të ngelej përgjysmë, edhe mendësia. Do të gjykohej si në diktaturë. Edhe poezia. Do të mbeteshin ende nga ata që do të rishfletonin gazetat dhe revistat e dikurshme, plot dhunë e mashtrime, ato do tè tundnin lart, duke mos parë “ letërsinë tjetër” që erdhi nga dhembja dhe vuajtja e madhe, nga ferri…