Modelja pozoi nudo mbi pemën e shenjtë në Bali, përballet me arrest dhe reagime të ashpra në rrjetet sociale

Bali është kthyer në një destinacionet më të preferuara vitet e fundit, për shkak të natyrës fantastike që ky vend ka. Por Indonezia ka ligje të forta dhe shkelja e tyre nga turistët dënohet rëndë. (Pak ditë më parë u njoftua se një turiste kolumbiane ishte kapur me kokainë dhe mund të dënohet me vdekje).

Ndërsa së fundmi fotot e një modeleje ruse duke pozuar para një peme të shenjtë kanë bërë bujë të madhe në rrjetet sociale. Fotot u realizuan nga bashkëshorti fotograf i saj. Aktivistja dhe sipërmarrësja indoneziane Nee Lu Jeladic, akuzoi turistët se nuk respektojnë vendet e shenjta në Bali.

Pema ndodhet në pjesën e pasme të një tempulli në qytetin Tabanan, në veriperëndim të kryeqytetit të Mapli, Denpasar.

“Për të gjithë të huajt që nuk e respektojnë tokën tonë. Bali është shtëpia jonë, jo e juaja”, shkruan aktivistja në mesazhin e saj të zemëruar për fotot nudo mbi pemën 700-vjeçare.

Mendoni se do të dukeni mirë duke bërë foto nudo në pemën tonë të shenjtë? Kthehuni në vendlindje nëse nuk mund të respektoni traditën dhe kulturën tonë”, shtoi ajo.
Sipas Daily Mail, gruaja e zhveshur është arrestuar dhe është dëbuar./ Limit.al