‘Kryqëzimi’ i Vuçiç pas shkrimit të Reuters/ The Guardian: Aleati i Rusisë, mohon furnizimin me armë të Ukrainës

SERBI– Serbia dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç janë vënë prej ditësh në qendër të arenës ndërkombëtare pas rrjedhjes së dokumenteve sekrete të mbrojtjes dhe inteligjencës amerikane ku shkruhej se Beogradi është i gatshëm të furnizojë me armë Ukrainën.

Kjo do të shënonte një pikë të fortë kthese në marrëdhënien me Vuçiç dhe Putin-it në një kohë ku Serbia është nën shpresat e Kremlinit sa i përket furnizimit me gaz, ku pas marrëveshjes mes dy lidërve Beogradi e merr më lirë se çmimi i trgut gazin rus.

Por Vuçiç një ditë më parë ka hedhur poshtë këto zëra duke mohuar në mënyrë të prerë diçka të tillë. Këtë të premte referuasr shkrimit të publikuar nga Reuters dhe deklaratave të Vuçiç, ‘The Guardian’ ka pasqyruar deklaratën e liderit serb dhe shkruan se përveç Bjellorusisë, Serbia është i vetmi komb evropian që nuk i është bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Moskës.

SHKRIMI I PLOTË:

Presidenti serb thotë se vendi i tij nuk i ka shitur armë Ukrainës dhe nuk do ta bënte një gjë të tillë, pasi një raport i Pentagonit i zbuloi se Beogradi kishte rënë dakord t’i jepte armë Kievit, sipas raporteve të mediave të huaja.

“Serbia nuk ka e as nuk do të eksportojë armë në Ukrainë ,” u tha Aleksandër Vuçiç gazetarëve të enjten, sipas agjencisë së lajmeve Beta.

Ai shtoi se kombi ballkanik, një aleat tradicional rus, “nuk ka dhe nuk do të dërgojë” municion as në Ukrainë, as në Rusi .

“Nuk ka asnjë letër që do të tregonte diçka të tillë.”

Reuters raportoi të mërkurën se dokumenti i klasifikuar i Pentagonit pretendonte se Serbia “ka pranuar të furnizojë me armë Kievit ose i ka dërguar ato tashmë”. Agjencia e lajmeve tha se nuk mund të verifikonte në mënyrë të pavarur autenticitetin e dokumentit.

Ministri serb i mbrojtjes, Milos Vuçeviç, hodhi poshtë me shpejtësi akuzat dhe tha se vendi i tij “nuk ka dhe nuk do t’i shesë armë as Ukrainës dhe as Rusisë”.

“Dikush padyshim synon të tërheqë Serbinë në atë konflikt, por ne i përmbahemi politikës sonë në mënyrë të vazhdueshme,” tha ai në një deklaratë.

Raporti i Pentagonit i zbuluar është një përmbledhje e përgjigjeve të qeverive evropiane ndaj kërkesave të Ukrainës për stërvitje ushtarake dhe “ndihmë vdekjeprurëse”, sipas raporteve të mediave.

Përveç Bjellorusisë, Serbia është i vetmi komb evropian që nuk i është bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Moskës. Por vendi, i cili aspiron të anëtarësohet në BE, ka mbështetur disa rezoluta të OKB-së kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.

Marrë dhe përkthyer nga ‘The Guardian‘-Limit.al