Gjuha shqipe në Kushtetutën e RMV-së/ Pendarovski: Është gjëja më normale

SHKUP– Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski ka folur këtë të premte në lidhje me ndryshimet e propozuara në Kushtetutë për zëvendësimin e 20 % të saj me gjuhën shqipe. Ai deklaroi se kjo nuk e shqetëson aspak pasi është diçka e natyrshme.

Stevo PendarovskiE kam thënë shumë herë. Mendoj se e kam thënë këtë dy ose tre vjet më parë. Nuk më shqetëson fare, do të isha i pari që do ta mbështesja sepse mendoj se është një gjë normale e natyrshme. Pse identitetin e pacenueshëm dhe të qartë për të gjithë, të një etnie, duhet ta fshehim pas numrave.

Ndërsa në lidhje me atë se a është planifikuar ndonjë takim te ai me partitë në lidhje me ndryshimet kushtetuese për përshpejtimin e këtij procesi, ai tha se për momentin nuk ka diçka të tillë, por se është i hapur për takime të tilla.

Stevo Pendarovski: Unë vazhdoj të them se, jam i hapur për atë lloj forumi apo takimi, por duhet të ketë marrëveshje nga dy, tre, pesë palët e supozuara të përfshira. Nuk ka një pajtueshmëri të tillë për momentin. Dikush dëshiron të diskutojë modelin kroat, pala tjetër thotë se ne e kemi zgjidhur atë çështje njëzet e vjet më parë. Nëse pala e parë thotë të diskutojmë për bullgarët në kushtetutë, pse jo, pasi kjo është kryesorja për të vazhduar drejt Evropës, pala tjetër thotë jo. Pra, nuk mund të detyrosh dikë me force.

Në kuadër të ndryshimeve kushtetuese për futjen e bullgarëve në të, partia opozitare, Lëvizja Besa ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë që të ndryshojë Amendamentin e pestë të Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, ku kërkojnë që gjuha shqipe të jetë zyrtare si gjuha maqedonase dhe jo të llogaritet si gjuhë që e flasin së paku 20 % e qytetarëve./Limit.al