FOTO, KQZ publikon modelet e fletëve të votimit për zgjedhjet e 14 Majit, për bashkinë Tiranë

Kur ndodhemi në prag të zgjedhjeve vendore të 14 Majit, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar mbrëmjen e së e enjtes modelet e fletëve të votimit, për bashkinë Tiranë.

Sipas shortit të hedhur po ditën e enjte nga KQZ, që përcaktoi renditjen e kandidatëve dhe subjekteve politike, të cilat do të marrin pjesë në garën elektorale të 14 Majit, u bë edhe renditja në fletën e votimit.

Në fletën e kandidatëve për kryetar bashkie, i pari në renditje është Arlind Qori (Lëvizja bashkë), për të vijuar me Marko Dajtin (Fronti i Majtë) dhe Lajla Përnaska (Drejtësi Integrim dhe Unitet).

I katërti në listën e kandidatëve është Erion Veliaj (PS), i ndjekur nga Belind Këlliç (Bashkë Fitojmë). Numrin gjashtë në fletën e votimit do e mbajë Roland Bejko (PD).

Po ashtu, KQZ publikoi edhe listën për këshilltarë bashkiakë, ku koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ renditet i pari dhe Partia Socialiste renditet e dyta. Partia Demokratike renditet e nënta./Limit.al