Abazoviç takohet me Kurtin! Nënshkruhet marrëveshja për shfrytëzimin e hapësirës ajrore (MESAZHET)

KOSOVË– Kryeministri në detyrë i Malit të Zi Dritan Abazoviç ka mbërritur këtë të premte në Prishtinë ku u takua me homologun e tij Albin Kurti. Kjo vizitë zyrtare e Abazoviç vjen me ftesë të kryetarit të Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini.  Me të mbërritur në Kosovë Abazoviç është shprehur se ndihet i gëzuar për këtë vizitë.

Dritan AbazoiviçGëzohem shumë. Kënaqësi e madhe. Faleminderit të gjithëve.

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi pritet të takohet me zyrtarë të lartë të Kosovës. Gjatë takimit me Kurtin dy krerët e shteve nënshkruan marrëveshjen bilaterale për korridorin e qiellit të hapur, me të cilin parashihet lejimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës.

Gjatë konferencës së përbashkët me Kurtin Abazoviç deklaroi se Mali i Zi nuk do të ndryshojë qasjen ndaj Koosvës me zgjedhjen e presidentit të ri.

Dritan AbazoviçMali i Zi dhe Kosova janë duke dhënë shembull se si funksionojnë dy shtete fqinje. Jemi në rrugë të duhur që të bëjmë disa projekte që do t’i quaja historike. Ideja jonë është me kriju qasje më të lehtë për dy popujt e vendeve tona. Na vijmë me një mesazh paqësor, miqësor edhe në të ardhmen do të kemi një atmosferë ku do të japim shembull. Në Mal të Zi kanë ndodhë disa procese politike, por kjo nuk do të ndryshon qasjen ndaj Kosovës. Ne jemi të gatshëm me kapacitetet tona të përkrahim Kosovën./Limit.al