Kryebashkiaku i Selanikut: “Rrënjët i kam shqiptare. Stërgjyshja ime ishte nga Korça”

Kryebashkiaku i Selanikut, Kostantinos Zervas ka zbuluar se ka origjinë shqiptare. Teksa ishte në një intervistë në emisionin “Downtown” Zervas, theksoi se në Ballkan të gjithë kanë rrënjë të përbashkëta, duke pranuar më tej se gjyshja e nënës së tij ka lindur në qytetin e Korçës. Po ashtu, ai pranoi se në Bashki ka të punësuar shumë shqiptarë, rreth 4 mijë.

Pjesë nga intervista:

Ilnisa Agolli: A keni punësuar të rinj shqiptarë në Bashki?

Kryebashkiaku i Selanikut: Janë të shumtë shqiptarët që punojnë, rreth 4.000 të punësuar që ka Bashkia e Selanikut, bashkia e dytë më e madhe në vend. Për fat të keq shumica nuk janë të rinj, sepse për shkak të krizës financiare nuk kemi pasur shumë rekrutime në 12 vitet e fundit. Por e di mirë që janë shumë të rijnë që punojnë me biznese. Ata merren me zhvillimin e qytetit tonë dhe kanë projekte shumë të rëndësishme në qytetin tonë.

Ilnisa Agolli: Dëgjoni zoti Zerva. Unë kam dëgjuar diçka rreth origjinës suaj. Nuk e di nëse është e vërtetë apo jo, por thonë se origjina juaj është nga Shqipëria?

Kryebashkiaku i Selanikut: E dini që në Ballkan kemi rrënjë të përbashkëta, në kuptimin që kur Ballkani ishte një hapësirë lëvizëse, kur ishte një hapësirë më e gjerë për kombet e ndryshme, gjyshja e nënës sime kishte lindur në Korçë. Ishte me origjinë greke dhe është vendosur në manastirin që sot quhet Bitola. Atje kishte takuar stërgjyshin tim. Atje lindi babai i mamasë sime dhe pas disa viteve, në 1912 u transferua në Selanik ku lindi nëna ime./Euronews Albania