‘I kanë shitur armë Ukrainës/ ‘Shpërthen’ ministri serb: Gënjeshtra! Duan të destabilizojnë vendin

SERBI– Ministri serb i Mbrojtjes Millosh Vuçeviç ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar nga Reuters se Serbia ka shitur apo synon t’i shesë armë Ukrainës. Në një prononcim për median serbe Tanjung, Vuçeviç ka theksuar se Serbia nuk i ka shitur asnjë vendi i përfshirë në luftë armë.

Po ashtu ministri shtoi se ata i qëndrojnë besnikë politikës së tyre për të mos u futur mes Rusisë dhe Ukrainës.

Millosh VuçeviçSerbia nuk i ka shitur dhe as nuk do t’i shesë armë palës ukrainase apo ruse, as vendet që e rrethojnë atë konflikt. Qëllimi i dikujt është padyshim që të destabilizojë vendin tonë dhe ta tërheqë atë në një konflikt në të cilin ne nuk do të marrim pjesë. Ne i qëndrojmë vazhdimisht politikës sonë të vendosur.

Këtë të mërkurë agjensia e lajmeve Reuters ka publikuar një artikull të bazuar mbi dokumentet që kanë rrjedhur nga Pentagoni, ku sipas tyre Serbia i ka shtur armë Ukrainës. Dokumenti, mban titullin “Evropa|Përgjigja ndaj konfliktit të vazhdueshëm Rusi-Ukrainë”, dhe rendit përgjigjen e të gjitha vendeve evropian përsa i përket kërkesës së Ukrainës për ta ndihmuar me armë dhe trajnime ushatarake. Serbia rezulton të jetë përgjigjur pozitivisht, por nuk dihet nëse bëhet fjalë për një zotim apo nëse dërgesat janë nisur drejt Kievit./Limit.al